
Moti sot me diell në Kosovë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë moti me dielll, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurse, vranësira parashihen rreth relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të jenë nga 19 deri 21 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.
(Kosova Sot Online)