Punëtori ra nga lartësia, arrestohet drejtuesi teksnik i firmës së ndërtimit
Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi, pasi një punëtor është rrëzuar nga lartësia në orarin e punës, shkruan “Kosova Sot Online”.
Ky punëtor ndodhet në spital, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)