Blinken: Jam angazhuar personalisht me Kurtin e Vuçiqin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është pyetur edhe për marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai foli edhe për mbështetjen që dy udhëheqësit e vendeve duhet të kenë tash për të zbatuar marrëveshjen.
“Për këtë jam angazhuar në shumë raste edhe kryeministrin Kurti, edhe presidentin Vuciq. Kështu që mendoj se ka një moment pozitiv. Por për çështjen tuaj, mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e dobishme nëse në angazhimet tuaja me, për shembull, parlamentarët në të dy vendet, mbështetja e qartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të ecur përpara dhe për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, mendoj se mund të jetë kritike. Dhe në një farë mase, për shembull, të dy udhëheqësit duhet të navigojnë në dallimet e opinioneve në legjislaturat e tyre për këtë. Unë mendoj se zëri juaj për këtë mund të bëjë një ndryshim të vërtetë. Kështu që unë do ta inkurajoja fuqimisht këtë, si dhe në angazhimet tuaja me vetë udhëheqësit”, tha ai.
(Kosova Sot Online)