Abdixhiku: Në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto
Propozimi evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë ai.
Abdixhiku tha se nenet e planit evropian, janë bërë kritere për integrim në BE për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se tashmë Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në BE.
(Kosova Sot Online)