
Liderët e BE-së thirrje Kurtit e Vuçiqit: Zbatoni marrëveshjen në mënyrë të përshtatshme

Liderёt e Bashkimit Evropian kanё mirëpritur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian i kanë bёrё thirrje Kosovës dhe Serbisë pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet nё konkluzat e miratuar tё enjten vonё, nё përfundim tё ditёs sё parё tё samitit tё Bashkimit Evropian.
(Kosova Sot Online)