Realizohet operacioni që i solli shikimin një të verbri, “Ishte sikur të kisha lindur sërish”

  • E.k /
  • 24 March 2023 - 13:54
Realizohet operacioni që i solli shikimin një të verbri, “Ishte sikur të kisha lindur sërish”

Një operacion i jashtëzakonshëm ka ndodhur në një spital të Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një operacion arriti t’i rikthente pjesërisht shikimin një pacienti 83-vjeçar, i cili vuante nga verbëria totale.

Mjekët arritën të realizonin një autotransplant korneal gjë që bëri të mundur rindërtimin e një syri me shikim nga dy të verbër, një ndërhyrje kjo që konsiderohet si e para e këtij lloji në botë.

“Kur u zgjova dhe fillova të shikoja gishtërinjtë dhe dorën sime, ishte sikur të kisha lindur sërish”, tha burri pas operacionit.

(Kosova Sot Online)