Shtetet e QUINT’it dalin me një deklaratë për zgjedhjet në veri
Zgjedhjet lokale në veri që do të mbahen më 23 prill 2023, i kanë mbështetur shtetet e QUINT’it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shtetet e QUINT’it shprehen keqardhje që Lista Serbe nuk po merr pjesë në këto zgjedhje.
“Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrin pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore.
Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e tyre.
(Kosova Sot Online)