Aliu: Kjo qeveri arriti që rritjen ekonomike nga 14% ta sjellë në 3.55%
Bumi ekonomik deri në 14.1% në vitin 2021, nuk ishte si pasojë e punës së qeverisë por ishte një akumulim post-pandemik, ka theksuar Florin Aliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka deklaruar se tendenca për me paraqit si rritje mund të jetë tendencë për manipulim.
“Ekonomia e lirë e tregut duhet të jetë model i zhvillimit ekonomik, por nëse ti model të zhvillimit e ki vendosjen e çmimeve tavan për produkte për naftë, kjo është antitreg dhe këtë nuk ke mundësi me zbatu në Kosovë dhe kjo është veç politik populiste. Fakti që qeveria ka vetëm 40 inspektor, qysh do të mund t’I kontroll çmimet, pra krejt kjo është ekonomi populliste”, ka shtuar profesor Aliu.
Sipas tij, kjo politike e qeverisë nuk dihet se ku e ka origjinën pasiqë, nuk është as e majtë as e djathtë.
Sipas tij, kjo politikë origjinën mund ta ketë në “Banana Republikë”, sepse, sipas tij, kështu nuk ka në asnjë shtet normal.
Fakti më shqetësues sipas tij mbetet se si "kjo qeveri arriti që rritjen ekonomike nga 14% ta sjellë në 3.55%" për dy vite..
“Kjo tregon se nuk u bë asnjë reform në ekonomi dhe se pasojat do të jenë ta paevitueshme.”
(Kosova Sot Online)