Hoti nuk e lë rehat Kurtin: Si u katandisëm kështu?

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 10:19
Hoti nuk e lë rehat Kurtin: Si u katandisëm kështu?

Disa çështje gjatë qeverisjes së Kurtit, të cilat sipas tij kanë ndikuar vetëm në shtrenjtimin e jetës së qytetarëve, i ka radhitur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke përmendur rritjen e tatimit në pronë, çmimet e konsumit, rënien e rritjet ekonomike etj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hoti është shprehur se nuk shihet asnjë ngjarje ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.

“Si u katandisëm kështu?!”, pyet ai.

Postimi i tij i plotë:

– Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.

– Nga prilli rritet energjia me 15%.

– Çmimet e konsumit mbesin të larta.

– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.

– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.

– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.

– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.

– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.

Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.

Si u katandisëm kështu?!

(Kosova Sot Online)