
Lexoni edhe:
Pas sulmi me armë ndaj Top Channel, gjendet një makinë e djegur në Golem, ja çfarë u zbulua brenda automjetit
Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi dyshohet se e ka goditur qëllimisht me veturë një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës, incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin, transmeton "Kosova Sot Online ".
Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË, Gllogoc 26.03.2023 – 15:09. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online )