Abazoviq: Propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë, të favorshme për Serbinë dhe Kosovën
Dritan Abazoviq, tha se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë dhe të mbështesë procesin e normalizimit të raporteve Kosovë- Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe jemi të etur të ndihmojmë në çfarëdo mënyre, duke përfshirë mbështetjen logjistike”, tha Abazoviq në një intervistë për The Pavlovic Today, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri malazez propozoi gjithashtu që Mali i Zi të presë një raund të ri të mundshëm negociatash midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mire si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë, të favorshme për Serbinë dhe Kosovën”, tha Abazoviq.
Ai theksoi se më e rëndësishmja është që marrëveshja të zbatohet.
(Kosova Sot Online)