Adem Qorri është personi që vdiq në Florida duke e shpëtuar shokun e djalit
40-vjeçari nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë nga uji, përcjell “Kosova Sot Online”.
Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit.
Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.
(Kosova Sot Online)