Gjashtë të vdekur pasi kamioni kalon në korsinë e kundërt
Një aksident fatal me pasojë vdekjen e gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën TEM Silivri, ku një kamion gërmues kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me dy makina që po ecnin me shpejtësi të lartë, pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën 6 persona është pasqyruar në kamerat e sigurisë dhe tregon momentin fatal kur drejtuesi i kamionit humb kontrollin e tij me shpejtësi tepër të lartë, çan trafikndarëset dhe përfundon në anën tjetër të rrugës, duke shkaktuar katastrofën.
Nga aksidenti edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet se cilave prej mjeteve të përfshira në këtë aksident i përkasin viktimat e të plagosurit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e vërteta të këtij aksidenti, nëse kemi pasur të bëjmë me një pakujdesi apo përgjumje të shoferit.
Ndërkohë, grupi hetimor nuk e përjasthon edhe mundësinë e ndonjë defekti në mjet, por me sa duket në pamjet e sigurisë, duket sikur nuk ka pasur ndonjë anomali në mjet, pasi ai i drejtohet trafikndarëseve me shpejtësi.
(Kosova Sot Online)