Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja

  • 28 March 2023 - 10:05
Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja

Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin Miresh. Sipas Policisë, ai ka vozitur me shpejtësi 104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h., transmeton "Kosova Sot Online "

Ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 300 euro dhe ia kanë marrë patentë shoferin.

Komunikata e plotë:

Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

 Gjilan, 28 mars 2023                                                                                                                                      

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fsh.Miresh, rruga Gjilan-Kamenicë.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h. Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 038504504700

(Kosova Sot Online )