Lexoni edhe:
Krimo-politika e alarmuar ngritët në këmbë për ta pamundësuar rigjykimin e aferës së listave të veteranëve me shifër astronomike të korruptuar
Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në Nashville të SHBA-së, transmeton "Kosova Sot Online".
Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës. Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeç e cila u vra nga policia. Ajo besohet të jetë ish-nxënëse e kësaj shkolle.
Policia e Nashville publikoi një video të shkollës që tregon sulmuesen, e identifikuar nga policia si Audrey Elizabeth Hale, duke shpërthyer dyert e xhamit me armë zjarri dhe teksa ecën nëpër korridor, drejton një pushkë gjysmë automatike. E dyshuara kishte veshur një jelek të zi mbi një bluzë të bardhë, pantallona kamuflazhi dhe një kapele bejsbolli të kuqe. Motivi nuk dihej menjëherë, por Hale kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, duke përfshirë pikat e hyrjes për në ndërtesë, dhe kishte lënë pas një “manifest” dhe shkrime të tjera që hetuesit po shqyrtonin, u tha gazetarëve shefi i policisë John Drake.
(Kosova Sot Online )