![](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/28/200x200_policia-e-Kosoves-600x360_11679993304.webp)
Lexoni edhe:
U gjetën duke luajtur bixhoz, 8 persona të arrestuar
Buxhetit të shtetit do ti kushtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme per komunat veriore të Kosovës hiq më pak se gjysëm milion euro., tyransmeton "Kosova Sot Online". Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se rreth 500 mijë euro pritet të kushtojë procesi i 23 prillit ku do të mbahen zgjedhjet lokale në veri.
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka certifikuar 11 kandidatët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe.
U gjetën duke luajtur bixhoz, 8 persona të arrestuar Lexoni edhe:
Tre kandidatët e certifikuar në Mitrovicën e veriut janë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atic nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Leposaviç janë certifikuar tre kandidatë: Albulena Behluli – Hetemi nga PDK, Alekandar Jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkaq, në Zveçan do të garojnë Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviç, Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurse në Zubin Potok janë certifikuar dy kandidatë Flatron Hasani si kandidat i pavarur dhe Izmir Zeqiri nga PDK.
Sa i përket listës serbe, krerët e saj kanë vendosur se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.
(Kosova Sot Online )