Dy gra theren me thikë në kryeqytet
Dy gra humbën jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fetare për myslimanët në kryeqytetin portugez të Lisbonës.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në qendrën “Ismaili” në rrugën Lusiada, kur personi i armatosur hyri dhe sulmoi të pranishmit. Efektivët ndërhynë menjëherë pasi morën njoftimin dhe arritën ta neutralizonin vetëm pasi e qëlluan në këmbë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Agresori, një shtetas afgan, u dërgua me urgjencë në spital dhe po merret në pyetje, ndërkohë që arsyet e këtij krimi të urryer janë ende të paqarta.
Kryeministri Antonio Costa e dënoi ngjarjen dhe e cilësoi atë si një akt të izoluar duke premtuar zbardhjen sa më shpejt të saj.
(Kosova Sot Online)