![Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë: Nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/19/200x200_auto_vjosa-osmani-kl1702228020-600x3601724054595.webp)
Bënte manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari
![Bënte manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/01/auto_Shoferi-zbulohet-permes-rrjetit-social-se-beri-shkelje-gjate-vozitjes-foto-780x439-1-600x360-11643729040.jpg)
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke vozitur dhe duke bërë manovra të rrezikshme me makinën, të cilën e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjithashtu, ky shofer është gjobitur me 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
Njoftimi i policisë
Kreu manovra të rrezikshme me automjetin që e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, për këtë shtetas u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.