Sherr banal mes adoleshentëve, ndërhyn policia
Shtatë të mitur nga mosha 14 deri në 16 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin dje në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online
Policia ka bërë të ditur se sherri mes adoleshentëve ka agravuar e për rrjedhojë është dashur ndërhyrja e policisë.
Rasti lidhur më këtë konflikt është duke u hetuar.
Njoftimi i Policisë
Policia bën të ditur se ka nisur ndjekja penale për 7 të mitur nga mosha 14-16 vjeç, pasi ditën e djeshme, rreth orës 19:00, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në zonën e Astirit. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(Kosova Sot Online)