Akuzohet se vrau një rumun, arrestohet shqiptari
Një shqiptar është arrestuar nga policia e Britanisë së Madhe, nën akuzat për vrasjen e një shtetasi rumun.
Shqiptari 39 vjeçar, Armand Tafa, ngarkohet me akuzat për vrasjen e 44-vjeçarit rumun Stefan Stelian Moraru, raporton IO.
Ndërkohë tre shtetas të tjerë janë arrestuar më parë për këtë ngjarje, Migen Emilova, 35 vjeç, një 46-vjeçar dhe një 29-vjeçar.
Stefan Stelian Moraru kishte lindur në Rumani por prej disa kohësh punonte në Britaninë e Madhe. Shoku i tij i banesës është në mesin e të dyshuarve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kur u mor në pyetje nga policia, ai deklaroi se kishte qenë me rumunin në kazino atë natë. Por ata ishin ndarë rreth orës 03:00, kur ai u nis për në shtëpi dhe rumuni qëndroi sërish në kazino. Sipas tij, rumuni ata natë kishte fituar 2000 funta në lojëra fati.
Po atë natë, rumuni u gjet pa shenja jetë me një thikë në zemër.
(Kosova Sot Online)