Pejë: Digjet dhoma e një shtëpie , lëndohet një grua – dërgohet në QKUK
Një grua është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë nga zjarri, që ka përfshirë një shtëpi në Vitomiricë të Pejës, shkruan “Kosova Sot Online”.
Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRËVËNJE/Vitomiricë, Pejë 29.03.2023-14:00. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.
(Kosova Sot Online)