Ngjarje e rëndë: Burri e godet me thikë gruan e tij dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një 42-vjeçar pas një konflikti ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 40 vjeçare, e më pas edhe vetën e ka dëmtuar me mjet prerës.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
(Kosova Sot Online)