Arrestohet shqiptari në Britani
Një 23-vjeçar shqiptar është arrtestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për bimë narkotike në një “shtëpi bari”.
Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Zalli, i cili u kap në pronën në Grenfell Town, Bon-y-maen.
Gjatë ndërhyrjes së policisë 23 vjeçari tentoi të arratisej përmes kopshtit, por u arrestua nga policët. Ai u tha atyre se kishte qëndruar dy muaj pa dalë nga ferma e kanabisit.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 122 bimë kanabisi me vlerë 5200 paund.
I riu shqiptar tha para gjykatës se ishte detyruar që të të emigronte në Angli, për të fituar të ardhura, në mënyrë që të shlyente borxhin që nëna e tij kishte ndaj një bande në Shqipëri.
(Kosova Sot Online)