Dodik: Katër shtete të Ballkanit po e krijojnë 'Shqipërinë e Madhe'

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 20:13
Dodik: Katër shtete të Ballkanit po e krijojnë 'Shqipërinë e Madhe'

Katërshja e sapokrijuar e Ballkanit Perëndimor ishte në të vërtetë “Katërshja Shqiptare”, pas së cilës fshihej ideja e vjetër e “Shqipërisë së Madhe”, vlerësoi sot presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

“Këtu, tani po them se qëllimi ynë është bashkimi, që do të thotë se do të ndahemi nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohemi Serbisë. Unë e kam seriozisht dhe thjesht po zgjedhim momentin kur do ta bëjmë. Nuk ka asgjë të diskutueshme”, tha Dodik.

Katërshja e Ballkanit Perëndimor u themelua në Shkup dhe përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se platforma e Katërshit të Ballkanit Perëndimor “është në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, por edhe me vlerat dhe parimet demokratike”.

Dodik po ashtu i është përgjigjur Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit e kishte krahasuar atë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua, kështu që ai po komenton për mua. Më vjen mirë që jam në axhendën e tij dhe jam veçanërisht i kënaqur që ai mendon se jam aq i mrekullueshëm sa mund të më krahasojnë me Putinin, i cili është padyshim lider i një prej vendeve më të mëdha në botë”, tha Dodik në Foca.

“Atë që ata ia atribuojnë atij (Putinit), ata gjithashtu ia atribuojnë amerikanëve të gjitha llojet e gjërave, kështu që çfarë duhet të bëjmë ne,” tha Dodik.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi në Tëitter se “Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Michael Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

(Kosova Sot Online)