"BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance"
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjioze si Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2023 nga Global Finance për të tretin vit radhazi dhe si banka më e mirë për “Individë me vlerë të lartë neto në Kosovë” nga Euromoney Private Banking Awards. Këto çmime konfirmojnë edhe një herë performancën e jashtëzakonshme të BKT Kosova në ofrimin e shërbimeve inovative bankare dhe moderne, si dhe shumëllojshmëri konkurruese të produkteve dhe shërbimeve që ofron.
Çmimet nga Euromoney dhe Global Finance vlerësohen gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze në industrinë bankare, duke njohur përsosmërinë dhe arritjet e jashtëzakonshme të institucioneve financiare. Çmimet bazohen në një proces vlerësimi rigoroz I cili përfshin një analizë të performancës financiare, kënaqshmërinë e klientit, inovacionet në shërbime dhe produkte dhe cilësinë e shërbimit.
“Ne jemi shumë të lumtur për vlerësimin që i është bërë bankës me marrjen e këtyre dy çmimeve prestigjioze, të cilat janë edhe një dëshmi më shumë e punës së palodhur dhe përkushtimit të punonjësve tonë në ofrimin e shërbimeve të përsosura për klientët tanë”, tha z. Suat Bakkal, CEO i BKT Kosova. “Në BKT Kosova, ne jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve bankare inovative dhe të përshtatura për klientët tanë, dhe këto çmime janë një mirënjohje e përpjekjeve tona në këtë drejtim. Më tutje Z. Bakkal theksoi se “BKT Kosova ka arritur të shpërblehet falë arritjeve në kategoritë e mëposhtme; Vlera neto e lartë dhe ultra e lartë, ofrimi I shërbimeve dixhitale, menaxhimi i portofolios në diskrecion dhe investimi ESG.
“Fituesit e çmimeve të këtij viti, janë ato banka të cilat u përkushtuan me kujdes ndaj nevojave dhe kërkesave të klientëve të tyre në tregje sfiduese dhe arritën rezultate të mëdha duke ndërtuar themele të forta për sukses në të ardhmën. Institucionet fituese i menaxhuan aktivitetet dhe detyrimet e tyre me zgjuarësi gjithmonë duke marrë parasysh skenarët e normave të interesit që ndryshojnë shpesh.”- Cituar nga Global Finance në shpalljen e çmimeve e saja të 30-ta vjetore të bankës më të mirë në Evropën qendrore dhe lindore për vitin 2023.
Euromoney deklaroi se "Ky program i ri i çmimeve e analizon industrinë më thellësisht, duke njohur arritjet institucionale në të gjitha aspektet e biznesit".
Këto çmime janë edhe një konfirmim, pas disa çmimeve për vite me radhë që BKT Kosova është vlerëuar, duke rikonfirmuar pozicionin dhe fuqinë e saj në sektorin bankar të Kosovës. BKT Kosova është një nga bankat me rritjen më të madhe në tregun Kosovar, me fokus të veçantë dhe ritëm të shpejtë drejt dixhitalizimit në industrinë bankare.
BKT Kosova ka ofruar shërbime bankare të klasit të parë për klientët e saj, fokusi i bankës në inovacion dhe përsosmëri i ka mundësuar asaj që të bëhet një nga bankat lidere në Kosovë.
Nderimet në kategoritë Banka më e mirë në Kosovë 2023 dhe Banka më e mire për individë me vlerë të lartë neto në Kosovë 2023, janë një arritje e rëndësishme për institucionin. BKT Kosova është krenare që puna dhe përkushtimi i punonjësve dhe besimi i klientëve të saj janë dëshmi e forcës së përbashkët të përkthyer në çmime të shumta prestigjioze.
Rreth BKT Kosova
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.
(Kosova Sot Online)