
Vdekje e dyshimtë në Obiliq

Një grua e nacionalitetit serb, u gjet pa shenja jete në apartamentin e saj, ne fshatin Plemetin te Obiliqit.
Sipas Policisë, vdekjen e konstatuan ekipi mjekësor në vend ngjarje, kurse trupi iu dërgua për obduksion.
Ndërsa, nje familjar i saj tha se viktima ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe kishte qëndruar 11 ditë në spital.
E ndjera qe jetonte e vetme, perkujdesje kishte veç nga ky familjar që e vizitonte here pas here.
Siç u shprehen fqinjët e saj prapa kamerave, ishin ata që njoftuan policinë për rastin pasi që rreth 4 ditë nuk kishin parë e dëgjuar lëvizje në apartamentin e viktimës.
(Kosova Sot Online)