
Presidenca: Edhe tri vetura të djegura në Leposaviq

Shefi i Stafit të Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka njoftuar se edhe tri vetura të tjera me targa të Kosovës janë djegur në Leposaviq, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.
Përveç këtyre tri veturave, në veri të vendit janë djegur edhe pesë të tjera në interval kohor prej dy ditësh.
(Kosova Sot Online)