U zhvati mbi 100 mijë € kosovarëve përmes mashtrimit, merret vendimi për 28 vjeçarin

  • E.k /
  • 01 April 2023 - 15:12
U zhvati mbi 100 mijë € kosovarëve përmes mashtrimit, merret vendimi për 28 vjeçarin

Gjykata e Tiranës ja ka caktuar një 28-vjeçari masën e sigurisë “arrest me burg”, ku përmes mashtrimit në rrjetet sociale kishte arritur të vidhte më shumë se 100 mijë euro nga shtetas të tjerë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky personi vidhte llogaritë e Facebook, gjente familjarët e personit që e kishte profilin dhe i shkruante mesazh se kishte nevojë për para pasi ishte shtruar në spital.

Përmes kësaj mënyrë të mashtrimit, i riu kishte mundur të merrte shuma të ndryshme, të cilat kapin vlerën totale mbi 100.000 euro.

(Kosova Sot Online)