
Gruaja që po trajtohej nga lëndimet vdes në QKUK

Raportohet se ka vdekur në QKUK gruaja që po trajtohej nga lëndimet e marra nga zjarri i ndodhur në shtëpinë e saj me datën 29 mars në Vitomiricë të Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Njoftimi i plotë:
ZJARRVËNIE/Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve.
(Kosova Sot Online)