![Hargreaves: Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/16/200x200_hargrevaes1713285044.jpg)
Thaçi indiferent kur prokruroi thotë se ai gënjeu dhe i ndryshoi deklaratat për luftën
![Thaçi indiferent kur prokruroi thotë se ai gënjeu dhe i ndryshoi deklaratat për luftën](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/03/auto_salllaaa-600x3601680515644.webp)
Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting e ka piketuar ish-presidentin Hashim Thaçi në deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në nisje të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ai e akuzoi Thaçin se para ZPS-së e kishte mohuar rolin e tij në luftë dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ndërkohë, Thaçi që po i dëgjonte krejt akuzat, nuk pati asnjë reagim.
“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori Alex Whiting.
Ai pretendoi se provat e Prokurorisë do të dëshmojnë se Thaçi kishte gënjyer dhe ndryshuar deklaratat e tij.
(Kosova Sot Online)