'Kandidatura e Kosovës për BE varet edhe nga zbatimi i zotimeve të Ohrit'
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se presidenca suedeze e BE-së është duke zhvilluar bisedime me shtetet anëtare, në mënyrë që të dihet si të procedohet me aplikacionin e Kosovës për anëtarësim, përcjell “Kosova Sot Online”.
Po ashtu,ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do të ketë ndikim pozitiv brenda institucioneve të Bashkimit Evropian
“Me sa po e kuptoj unë, presidenca suedeze po zhvillon bisedime me shtetet anëtare se si të procedohet. Do të shohim se cili do të jetë rezultati i këtyre konsultimeve. Nëse Kosova u rri gati zotimeve që dalin nga kjo paketa e marrëveshjeve të finalizuara në Ohër do të ketë ndikim pozitiv në këtë proces brenda institucioneve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)