
Hekuran Murati: Kemi ekzekutuar subvencionet për 500 të punësuarit e parë nga ‘SuperPuna’

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar subvencionet për 500 të punësuarit e parë në muajin shkurt nga platforma ‘SuperPuna’, përcjell “Kosova Sot Online”.
Murati ka thënë se bizneset duhet të kalojnë faza verifikuese para se të angazhojnë punonjës përmes platformës.
Postimi i plotë:
500 të punësuarit e parë tashmë kanë marrë pagën e parë, dhe superpuna ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt.
Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.
(Kosova Sot Online)