Borell: Kosova dhe Serbia të shmangin çdo përshkallëzim

  • E.k /
  • 05 April 2023 - 13:45
Borell: Kosova dhe Serbia të shmangin çdo përshkallëzim

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet që të shmangin çdo përshkallëzim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo deklaratë e Borrellit vjen pasi më 4 prill Bruksel kishte takim në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”, ka shkruar Borrell të mërkurën në Twitter.

“Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane.

(Kosova Sot Online)