![Rubio: ShBA mbështetën rrugëtimin e Kosovës për t`u bërë shtet](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/12/200x200_Rubio1731402623.webp)
Ky është personi që dyshohet se vrau me sëpatë 4 fëmijë
![Ky është personi që dyshohet se vrau me sëpatë 4 fëmijë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/05/auto_k1680724917.jpg)
Katër fëmijë u vranë mëngjesin e sotëm dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një kopësht fëmijësh në shtetin jugor Santa Catarina të Brazilit , tha policia dhe një spital lokal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Me dhimbje të thellë u informova se një vrasës hyri në çerdhen private Cantinho do Bom Pastor, në qytetin e Blumenao, dhe sulmoi fëmijët dhe punonjësit”, tha në një deklaratë guvernatori Georgino Melo.
Nga ana e tyre, përdoruesit e Twitter shprehën zemërimin e tyre për sulmin e përgjakshëm me komente të ndryshme kundër sulmuesit 25-vjeçar, duke përfshirë "ju jeni plehra" dhe "si lejohet ai të hyjë në një institucion arsimor dhe të vrasë fëmijë?"
Policia Ushtarake njoftoi gjithashtu se i dyshuari, një 25-vjeçar, është dorëzuar tek autoritetet dhe është dërguar në mbajtje.
Sipas disa mediave, fëmijët janë vrarë me një sëpatë të vogël.
(Kosova Sot Online)