Musliu: Është e papranueshme të arrestohen veteranë e invalidë të UÇK-së në pamundësi për të paguar rrymën
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot në Kuvend foli rreth shtrenjtimit të rrymes, duke shtuar se ky vendim nuk i prekë qytetarët në Veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Musliu kërkoi që ZRRE të lirojë nga pagesa kategoritë e dala nga lufta.
“Sot kam kërkesë që ka të bëjë me një kategori të ndjeshme dhe të çmuar, siç janë kategoritë e dala nga lufta që nga kjo qeveri janë lënë pasdore në çdo aspekt. Kërkoj nga ZRRE të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së, tha se është e papraueshme që veteranët po prangosen për shkak të mospagesës së rrymës, ndërsa qytetarët serbë nuk e paguajnë asnjë cent për rrymën.
“Është e papranueshme që të shohësh duke u prangosur veteranë e invalidë të UÇK-së në pamundësi për të paguar rrymën, si arrestimi i Besim Musa nga Mitrovica. Në pamundësi të pagesës u prangos…Veteranët si Besimi të prangoset ndërsa jo larg lagjes ku jeton ai janë mijëra qytetarë serbë që nuk paguajnë asnjë cent për rrymën e shpenzuar”, u shpreh ajo.
(Kosova Sot Online)