Plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku ka ndodhur një plagosje me thikë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë, ku edhe janë dërguar në spital.
Sipas informacioneve të para njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.
Dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.
Kurse, po merren në pyetje dhe dy të plagosurit.
(Kosova Sot Online)