Zemaj: Vdekshmëria është më e larta në rajon, rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme

  • E.k /
  • 07 April 2023 - 14:48
Zemaj: Vdekshmëria është më e larta në rajon, rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që të tregoj se çfarë po ndodh me shumë rrugë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zemaj tutje tha se vdekshmëria në aksidente që ndodhin në vend, siç shprehet ai janë shndërruar në rrugë të përgjakshme.

“Rruga Kievë-Pejë që dy vite asnjë lëvizje, Prishtinë-Mitrovicë që dy vite. Që 30 muaj jeni në pushtet, je duke folur sikur ditën e parë kur edhe e keni shpalosur programin e Qeverisë. Vdekshmëria është më e larta në rajon, rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme”, tha Zemaj.

(Kosova Sot Online)