43-vjeçari kishte kërcënuar më parë vëllanë dhe kunatën, prej disa kohësh nuk flisnin

  • E.k /
  • 08 April 2023 - 11:21
 43-vjeçari kishte kërcënuar më parë vëllanë dhe kunatën, prej disa kohësh nuk flisnin

Një krim i dyfishtë ka ndodhur sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani dhe më pas veten.

Raportohet se autori prej vitesh nuk fliste më vëllanë dhe kunatën.

Ai jetonte tek “Markata e peshkut”, dhe shpeshherë paralajmëronte se do ta kryete krimin.

Burri i 37-vjeçares punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

(Kosova Sot Online)