Murati thotë se vitin e kaluar u shtuan 7048 vende në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

  • E.k /
  • 08 April 2023 - 17:44
Murati thotë se vitin e kaluar u shtuan 7048 vende në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri në fund të vitit 2022 në gjithë vendin janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes së tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati tha se përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kanë mbështetur prodhuesit me shumë masa.

Postimi i plotë:

Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022. Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.

Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa:

Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;

Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;

Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;

Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;

Grante për bashkëfinancim të pajisjeve; Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;

Subvencion për punësimin e grave;

Subvencionim për punësimin e të rinjve;Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.

Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme. Qeveria për prodhuesit!

(Kosova Sot Online)