
Përfshihet nga flakët autobusi

Raportohet se një autobus që transportonte nxënës nga Seleniku është përfshirë nga flakët këtë të dielë.
Zjarri në autobusin me 52 nxënës ka rënë pak pasi u nis nga Egnatia për në Mecovë, raportojnë mediat greke.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka nisur nga pjesa e pasme e autobusit. Drejtuesi i automjetit ka ndaluar menjëherë mjetin dhe ka njoftuar zjarrfikësit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nxënësit kanë zbritur shëndoshë e mirë nga autobusi, ndërsa zjarrfikësja nga Metsova ka tentuar të shuajë zjarrin.
(Kosova Sot Online)