‘Çfarë na bërë o bir!’, kjo është dëshmia e nënës së 43-vjeçarit që vrau kunatën e tij

  • E /
  • 10 April 2023 - 09:35
‘Çfarë na bërë o bir!’, kjo është dëshmia e nënës së 43-vjeçarit që vrau kunatën e tij

Kanë dalur detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në Shkozë të Tiranës, ku Roland Sinani, 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij, ku kjo e fundit flinte bashkë me fëmijën e saj të mitur, Sinani më pas vrau edhe vetën, transmeton "Kosova Sot Online".

Mësohet se prindërit kishin dëgjuar të shtënat e armës, rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nëna e autorit ishte e para që ishte përballur me 43-vjeçarin, duke iu drejtuar; “Çfarë na bëre o bir?!”.

43-vjeçari i kishte treguar nënës së tij se; “ Vrava Migenën” . “Hymë në dhomë te nusja dhe pamë nëse kishte apo jo shenja jete, apo nëse ishte lënduar fëmija”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë nëna e autorit, Roland Sinani.

Roland Sinani kishte probleme të shëndetit mendor.

(Kosova Sot Online)