Rrëshqet dheu në lagjen “Veternik”
Reshjet e shiut që kanë rënë në ditët e fundit, kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në lagjen “Veternik” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dheu që ka rrëshqitur ka rrezikuar qytetarët, pasi ajo pjesë ku ka rrëshqitur është e destinuar për qarkullim të këmbësorëve.
Akoma nuk është intervenuar për largimin e dheut.
(Kosova Sot Online)