Foshnja 2-muajshe gjendet e vdekur në banesë

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 21:45
Foshnja 2-muajshe gjendet e vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Adana, Turqi, ku një foshnje vetëm 2-muajshe është gjetur e pajetë në banesën ku banonte së bashku me prindërit e saj.

Por, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se, prindërit e saj as që e kishin vënë re që bebja e tyre ishte e pajetë, ndërsa e ëma tha se mendonte se po flinte gjumë.

Mediat turke raportojnë se, nëna Ayşegül Talay u arrestua menjëherë pasi zjarrfikësit thyen derën dhe e gjetën foshnjën të pajetë. Nga të dhënat paraprake rezulton se gruaja ishte nën efektin e lëndëve narkotike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

‘Nuk e dija që foshnja ime vdiq. Ne e kishim larë me babain e vet një javë më parë, por ai nuk u zgjua kurrë. Mendova se kishte fjetur për një javë’, mësohet të jetë shprehur para hetuesve e ëma e foshnjës së ndjerë.

Paraprakisht dyshohet se foshnja ka vdekur nga uria, ndërkohë policia i është vënë pas babait Suat Talay. Ayşegül Talay, nëna e fëmijës, ka telefonuar zjarrfikësin dhe ka kërkuar ndihmë, duke pretenduar se ka harruar çelësin e saj brenda teksa doli nga shtëpia.

Ekipet kanë shkuar në adresë dhe kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda. Duke kuptuar se nga shtëpia vinte një erë e keqe, ekipet raportuan në polici situatën kur panë një foshnjë të shtrirë pa lëvizur brenda.

Në shtëpi janë dërguar ekipe shëndetësore dhe policore. Ekipet mjekësore që kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se foshnja 2-muajshe kishte ndërruar jetë.

Më pas, nëna Talay u mor në paraburgim. Trupi i foshnjës, emri i të cilit mësohet se është Mehtap, u dërgua në morg për kryerjen e autopsisë.

(Kosova Sot Online)