Berisha: Fushata jonë, ka paralelizma me atë të 1992
Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e degëve të PD dhe FRPD, në selinë blu.
Në fjalën e tij, Berisha foli për fushatën elektorale të opozitës për zgjedhjet e 14 majit.
Lideri demokrat tha se kjo fushatë ka paralelizima me atë të vitit 1992.
Gjithashtu, Berisha shtoi se kandidatët e opozitës kanë kredenciale të shkëlqyera.
"Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë drejtuesit e degëve, anëtarëve dhe simpatizantëve tanë për punën shumë të çmuar që kanë bërë dhe po bëjnë në këtë fushatë, e cila po elektrizon shoqërinë shqiptare. Nga viti 1992, kjo është fushata e cila karakterizohet nga një optimizëm, nga një besim, nga një shpresë e madhe e qytetarëve shqiptarë, besim tek fitorja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ju, se jeni çdo ditë në terren, kudo që hedhni hapin, dëgjoni qytetarë, qytetare, të ju thonë se kemi frymë të shkëlqyer. Çfarë është kjo? Fryma e shkëlqyer është besimi në fitore, qytetarët e ndjenjë se fitorja po afron çdo ditë. Në këtë kontekst, mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë.
Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Por në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia. Në çdo lloj varianti këta kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim".
(Kosova Sot Online)