
Dritan Abazoviq: Në Kosovë e Bosnjë mendojnë se pa Gjukanoviqin, Mali i Zi rrënohet

Kryeministri me detyrë teknike në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar që nga shkuarja e Gjukanoviqit, dhe se Mali i Zi ende e njeh Kosovën si shtet, se është ende në rrugë drejt BE-së, dhe se nuk do të dalë nga NATO-ja, përcjell “Kosova Sot Online”.
“A e ka ndryshuar Mali i Zi emrin, flamurin, a ka dalë nga NATO-ja, a e ka tërhequr njohjen e Kosovës? E pse atëherë shtet serb vetëm pse ka fituar dikush tjetër? Dhe sepse dikush dëshiron të krijojë perceptimin se nëse nuk ka kriminelë, nuk ka as Mal të Zi”, deklaroi Abazoviqi në këtë intervistë.
(Kosova Sot Online)