Policia i identifikon të dyshuarit të cilët e sulmuan Valon Sylën, pritet që të arrestohen
Policia e Kosovës i ka identifikuar të dyshuarit të cilët dje në mbrëmje e kanë sulmuar fizikisht, gazetarin, Valon Syla, përcjell “Kosova Sot Online”.
Raportohet se të dyshuarit e sulmit pritet të arrestohen shpejt.
Syla u sulmua sipas tij, për shkak të disa komenteve që i ka bërë për një klerik fetar.
(Kosova Sot Online)