Sherr masiv, plagoset 22 vjeçari
Një sherr mes të rinjve ka ndodhur dje në mbrëmje në Athinë të Greqisë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dy grupe të rinjsh janë takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin por më pas janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Të plagosurit janë një 22 vjeçar shqiptar dhe një 17 vjeçar grek.
Pas ndërhyrjes së policisë, u shoqëruan në polici 17 persona.
(Kosova Sot Online)