29-vjeçari tentoi të vetëvritej me litar, familjarët e ndaluan, më pas u hodh nga çatia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një 29-vjeçar ka tentuar të mbysë veten me litar por kanë ndërhyrë familjarët dhe e kanë ndalur.
Mirëpo, pastaj 29-vjeçari më pas ka hipur në çatinë e shtëpisë dhe është hedhur nga lartësia.
I riu ka marrur lëndime, ku edhe është dërguar në spitalin për trajtim mjekësor.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)