E rëndë: Gruaja i vendos flakën burrit shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Athinë, në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gruaja 52-vjeçare e ka spërkatur me lëndë djegëse burrin e saj rreth moshës 57-vjeçar, i cili më pas ka marrë flakë.
Shqiptari ka pësuar djegie të rënda, ku edhe ndodhet në spital duke marrur trajtimin mjekësor.
Gruaja i tha policisë greke se bashkëshorti i saj i vendosi flakën vetes.
Autoritetet greke mendojnë se gruaja ka gënjyer.
(Kosova Sot Online)