Policia gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion
Policia hungareze gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion me targa turke pranë kufirit jugor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mjeti nuk e kishte ventilimin e duhur dhe personat kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. 16 prej emigrantëve ishin nga Egjipti dhe një nga Libia.
Jetët e tyre u shpëtuan me një veprim të shpejtë pas një njoftimi nga autoritetet rumune.
Policia tha se kamionin e ka ndaluar të enjten në afërsi të fshatit Kishtelek. Një shtetas turk është ndaluar me akuzën për trafik të qenieve njerëzore.
(Kosova Sot Online)